Pesë gjëra që çdo grua i do nga mashkulli i saj

Meshkujt kanë tendencën të harrojnë se ka diçka të gabuar që bëjnë, apo u mungon ajo gjë, gjë që çdo grua dëshiron të ketë mashkulli i saj. Më poshtë, pesë gjëra që çdo grua i kërkon kur krijon një lidhje:

1) Çdo grua dëshiron që burri i saj ta dëgjojë sa herë që flet. Ajo e urren kur burrat ndërhyjnë në procesin bisedave dhe të menduarit. Kështu që çdo burrë duhet të mësojë se si të dëgjojë atë që gruaja po thotë, thjesht pa asnjë ndërprerje. Duhet të jepni mendime sa herë që ajo pret prej jush, dhe gjithashtu të ofroni një dorë dhe mbështetje, sa herë që e kërkon situata. Çdo herë që do ta bëni këtë, ajo do t’ju afrohet përherë e më shumë. Sepse kjo do i krijojë ndjesinë që ju e doni, kujdeseni dhe respektoni gjithçka të saj. Kështu do të dini se si të keni sukses me gratë.

2) Nëse doni të dini se si të keni sukses me gratë, atëherë duhet të tregoni dëshirën që ajo të jetë me ju. Nuk ka rëndësi se sa e re apo e vjetër është marrëdhënia, gratë dëshirojnë që burrat e tyre gjithmonë të vazhdojnë t’u tregojnë se sa e rëndësishme është prania e tyre për burrat. Kjo i siguron ndjesinë se është shumë e bukur dhe ju konsideroni të mrekullueshme. Pra, komplimentojeni sa herë që mundeni dhe do ia fitoni zemrën, çdo herë që bëni këtë.

3) Nuk është mundim i madh që të kesh sukses me gratë. Duhet t’i doni, respektoni dhe të keni respekt për veten tuaj. Nuk ka rëndësi se sa të pashëm jeni, por nëse nuk keni respekt për veten, atëherë nuk mund të jeni të suksesshëm me gratë.

4) Grave u pëlqen kur burrat janë disi posesivë ndaj tyre. Por kini kujdes që të mos e teproni me këtë aftësi tuajën. Vetëm jepini “dozën” e duhur dhe ajo do të ndjehet e sigurt me ju.

5) Gratë dëshirojnë që burrat e tyre t’i vlerësojnë ato në çdo mënyrë të mundshme. Ata burra që nuk arrijnë ta bëjnë këtë, kanë një marrëdhënie të vështirë me gratë në jetën e tyre. Pra, çfarëdo gjëje që bën gruaja juaj, ajo që ju duhet të bëni, është që ta vlerësoni atë. / Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP