Shkup, humbi jetën një person nga zjarri që ka shpërthyer në banesë

Një person është gjetur i vdekur gjatë intervenimit të ekipit të Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit, në një banesë në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, mbrëmë rreth orës 3, ku për shkaqe të panjohura deri më tani ka shpërthyer zjarr.

Siç kumtoi MPB, ekipi në banesë e ka gjetur të vdekur N.N. (23), ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës mjekësore urgjente.

Me urdhrin e Prokurorit publik, trupi i personit të vdekur është dorëzuar për obduksion. Ekspertizë do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP