Përgatitet ligj i ri për mediat në Maqedoni

Ministria e shoqërisë informatike me ligj të ri për shërbime audiovizuale mediatike do të tentojë të krijojë media të pavarura dhe të lira nga presioni politik. Me këtë, praktikisht duhet të respektohen edhe rekomandimet nga raporti i Pribes dhe mediat të distancohen nga politika dhe politikanët, njofton Alsat-M.

Nga Asociacioni mediatik i Maqedonisë konsiderojnë se propozim ligji është i mirë, por vërejtja kryesore është se anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Media do të lirohen nga përgjegjësia për vendim të marrë për gjobitjen e ndonjë mediumi nëse i njëjti bën shkelje.

Nga AMM përmes shkresës kërkuan nga Ministria e Shoqërisë Informatike t’u shpjegojnë se pse po largohet kjo dispozitë.  Ky asociacion është i formuar nga pesë televizionet kombëtare: Alsat M, Kanal 5, Sitel, Telma dhe Alfa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button