Gjërat e këqia të dashurisë që ju nuk mund t’i shmangni dot në lidhje

Sa më gjatë të qëndroni së bashku, aq më shumë ndryshime ndodhin. Disa prej tyre mund të jenë të frikshme ose shqetësuese. Megjithatë, nëse i hedhni një vështrim, do ta kuptoni se ato janë vetëm një fazë e re e dashurisë suaj.

Më poshtë do t’ju sjellim 10 “ligjet” e dashurisë me të cilat çdo çift ballafaqohet.

Besimi është jashtëzakonisht i brishtë
Të gjitha marrëdhëniet bazohen në besim. Besimi ndërmjet bashkëshortëve mund të thyhet shumë shpejt dhe me lehtësi, dhe duhet të kujdeseni shumë që të mos e shkatërroni.

Ndonjëherë do të mërziteni nga njëri- tjetri
Vetëm në ëndrra një çift ideal bën çdo gjë bashkë, pa u mërzitur së bashku. Në jetën reale, një libër ose një takim me miqtë mund të jetë më interesant se një mbrëmje së bashku me bashkëshortin / en tuaj. Kjo nuk do të thotë se ka një distancë midis jush. Vetëm pushoni veçmas pak, dhe së shpejti riktheni shumë më të lumtur se kurrë tek partneri.

Nuk do të jeni gjithmonë në të njëjtën anë
Edhe nëse i merrni  të gjitha vendimet e rëndësishme njëzëri, herët a vonë do të vijë një kohë kur do të jeni në anët e kundërta në një çështje parimore. Është e rëndësishme të mos zemërohesh me bashkëshortin tënd dhe të gjesh një rrugëdalje nga kjo situatë së bashku.

Martesa dhe fëmijët nuk janë një vendim – ato janë një sfidë
Shumë njerëz gabimisht besojnë se martesa do ta bëjë lidhjen e tyre më të fortë ose që fëmijët mund të lidhin një hendek midis bashkëshortëve. Sidoqoftë, si martesa ashtu edhe prindërimi janë teste shumë të ashpra, dhe nuk ka asgjë të keqe këtu. Ju do të mësoni të jeni një partner i mirë dhe prind, ashtu si dikur keni mësuar të hipni në biçikletë. Po, jeni rrëzuar disa herë, por më pas ia keni dalë mbanë mjaft mirë.

Nuk do të jeni tërheqës për njëri- tjetrin gjithmonë
Një marrëdhënie është e ndërtuar mbi pasionin vetëm në fillim. Pasioni shkon larg, dhe jeta e dashurisë bëhet më e qetë. Ndonjëherë kjo mund të bëhet problem. Gjëja më e rëndësishme është që të mos bini në dëshpërim dhe të mos mendoni se ka ardhur fundi i marrëdhënies. Gjithçka mund ta rregulloni.

Ndonjëherë do ndiheni të vetmuar
Mund të duket se një marrëdhënie  ose një martesë – është e kundërta e vetmisë, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ndonjëherë do të ndiheni të vetmuar dhe mund t’ju duket se askush nuk ju kupton dhe askush nuk kujdeset. Çdo person ka mendime të tilla kohë pas kohe, pavarësisht nëse janë të martuar apo jo.

Do keni mendime të çuditshme
“A duhet të bëhem i divorcuar?” “A mund të isha më i lumtur me dikë tjetër?” Mendime të tilla mund të vijnë edhe për çiftet më të lumtura. Njerëzit shpesh mendojnë për këto gjëra gjatë natës ose kur janë të vetmuar. Ne jut hemi se këto pyetje janë aq të rëndësishme sa ” Cila do të ishte jeta ime sikur të kisha lindur në Francë? ”

Ndonjëherë duket se po e humbisni lidhjen e fortë mes jush
Ndonjëherë ndiheni sikur ju, fati dhe zemra juaj janë të lidhura të gjithë me personin që e doni. Dhe nganjëherë kjo lidhje duket se zhduket. Eshtë normale. Me shumë gjasa, jeni vetëm shumë të lodhur.

Do ta lëndoni njëri- tjetrin
Askush nuk mund t’ju lëndojë më shumë se personi që e doni. Ju i merrni fjalët e tij ose të saj në zemër më shumë se të çdokujt tjetër. Në mes të një debati, partneri juaj mund t’ju godasë edhe ku më së shumti ju dhemb. Do ta lëndoni njëri-tjetrin, edhe pse mund ta doni shumë. Gjëja më e rëndësishme është të merreni me problemet kur ato shfaqen, jo kur është tepër vonë.

Dashuria nuk mund të mbijetojë vetëm nga një person
“Dashuria” është një ndjenjë, edhe pse shpesh na tingëllon si një fjalë. Ajo nuk mund të mbijetojë, pavarësisht dëshirës së madhe të një prej partnerëve. Është një marrëdhënie “merr dhe jep” dhe për këtë arsye kurrsesi nuk mund të vazhdojë nëse njëri jep pafund dashuri, e ndërsa tjetri shumë pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP