Maqedonia, Rusia apo Perëndimi

Ruzhdi Matoshi

Ruzhdi Matoshi

Politika është instrument për drejtimin e një vendi, ajo kur interpretohet si doktrinë i jep kahje drejtimit të vendit. Para 27 prillit, politika  në Republikën e Maqedonisë ishte me orientim pro sllavoruse dhe kundër perëndimit dhe vlerave euroatlantike. Kjo demonstrohej orë e çast nga qeveria e kaluar, nga takimet zyrtare që kishte eshtablishmenti i qeverisë Gruevski e deri tek protestuesit. Zyrtaret shpreheshin, edhe me qëndrime edhe me mimika në takimet me euroamerikanët,  se e duam Rusinë jo perëndimin e cila përçohej edhe tek protestuesit duke shpreh antishqiptarizëm me xhaketa me foto të Putinit.

Mirëpo zgjedhjet e dhjetorit 2016 sollën konstilacione numrash me të cilën duhet të përcaktoheshin deputetët, partitë politike se a do të përkrahej politika e kriminalizuar me orientim pro Rus apo te formohej qeveri me orientim pro perëndimor? Edhe blloku politik shqiptarë  ishte para një vendim i cili deri më 27 prill ishte pa mision. Ambienti politik i Shqiptarëve të Maqedonisë ishte nën trusninë e zhvillimeve të brendshme politike maqedonase se dikur LSDM e kontrollonte politikën e shqiptarëve edhe VMRO me të njëjtin stil kontrollonte politikbërjen tek partitë shqiptare nëpërmjet korrupsionit, kriminalitetit dhe bedelëve politik shqiptar që punonin për interesa të ngushta partiake të VMRO-së.

27 prilli formëzoi orientimin politik. Kjo ngjarje i dha kahje dhe drejtim Maqedonisë duke demisionu nacionalizmin maqedon i cili ishte rritur mbi krimin dhe korrupsionin nën vëzhgimin e politikës shqiptare e cila ishte vetëm spektatore. Aktorët politik që ishin para një vendimmarrje për të krijuar shumicë të re e cila  donte të len mbrapa rrugët devijante dhe të ristartojë me energji të reja. Tek blloku politik shqiptar kishte kundërshtime, njëra shante LSDM për veprime kundër shqiptare që kishte bërë dikur, tjetra shante BDI-në se nuk bëjmë projekte politike me këta që janë të kriminalizuar deri në fyt dhe si devijues të rrugës së interesave shqiptare në Maqedoni ndërsa BDI i’a bënte me sy VMRO-së, por duke jua bërë të ditur se nëse vjen dhe partia e Ziadin Selës vimë dhe ne, dhe kjo e bëri Gruevskin duke pritur në dritare mandatet e Ziadinit të cilat ishin shumë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë, e cila nuk kishte kohë për të humbur, ndërsa VMRO po radikalizohej çdo dite e më shumë duke kulmuar me 27 prill edhe me akte terroriste duke sulmuar parlamentin me motivacionin likudim fizik dhe politik të Zijadin Selës si politikë që nuk kontrollohej nga eshtabilishmenti politik maqedonas.

Poltikbërja e Ziadin Selës barte mision, mision ky që Maqedonia të orientohet nga perëndimi dhe në procesin politik të saj të rezultojë me interesa shtetërore edhe të drejtat e shqiptarëve. Politika me mision ka dhe rezultate; Kryetari i parlamentit, ligji i gjuhës shqipe, rënia e Zvërlevskit, marëveshja me Bullgarinë dhe dekonspirimin e shumë rasteve të montuara politikisht siç janë Sopoti, Monstra etj,  janë vetëm pak argumente që tregojnë se në Maqedoni trajektorja politike e shtetit po ndryshon dhe po orientohet nga perëndimi.

Ziadin Sela ne poltikbërjen e tij është shumë i qartë ai nuk po përdor fonde nga Katari as nga Turqia sigurisht as para të fëlliqura te Mihajllkovit e Gruevskit as para nga tranzicioni dhe mafia e nëntokës dhe kjo e bane diferncen, intelektualet shqiptare mos te behen pre e honorareve dhe meditjeve e te shiten per  (Hiladarka) 1000 denar e te bahen argat te djallit por të i bashkohen rrugës politike shqiptare të rikthej besimin tek lidershipi shqiptar të  japin ndihmesën  në shtyllat politike të cilat duhet rreformu si shtet, edhe atë shtyllat si: decentralizimi i pushtetit qëndror ndaj atij lokal, reformat në drejtësi, shtyllat administrative dhe rritja e kapaciteteve në vendimmarrje politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Maqedoni nga  të cilat do të dalin prioritetet urgjente, afatmesme dhe afatgjate për shqiptarët në Maqedoni. Qartësia politike misionare është që të mos rrezikohet rruga drejt perëndimit dhe ti themi njëherë e përgjithmonë ik Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP