Kuvendi miratoi vendimin për publikimin e shpalljes për prokuror të ri publik

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite në kuadër të seancës së 12-të solli vendim për publikimin e shpalljes për emërimin e prokurorit të ri publik. Propozimi u mbështet nga shumica parlamentare me 61 vota “për”, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së e braktisën sallën kuvendore.

Propozimin për publikimin e shpalljes për emërimin e prokurorit publik në Kuvend e dorëzoi Qeveria, pas shkarkimit të Marko Zvërlevskit prej 17 gushtit.

Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për Prokurorinë publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozimin e Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta ditore prej të cilëve një prej gazetave që botohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të cilët e flasin një gjuhë tjetër zyrtare përveç maqedonishtes.

Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën zyrtare”.
Këshilli i prokurorëve publik, nga ana tjetër, në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv apo negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Më pas procedura vazhdon në Qeveri e cila në seancë i shqyrton kandidaturat, duke e përfshirë edhe mendimin e Këshillit të Prokurorëve publik dhe duhet të vendos vendim për njërin prej kandidatëve për të cilin paraprakisht ekziston mendim pozitiv prej Këshillit. Më pas vendimi shkon në Kuvend si Propozim-vendim, ndërsa njëherësh dorëzohet edhe mendimi i Këshillit të prokurorëve publik. Për emërimin e prokurorit publik Kuvendi vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button