Zaev-Nakane: Mbështetje nga Japonia dhe intensifikim i bashkëpunimit ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me Kazujuki Nakane, ministër shtetëror i Punëve të Jashtme i Japonisë, i shoqëruar nga delegacioni japonez dhe nga ambasadorja e Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Keiko Haneda.

Ministri shtetëror japonez i Punëve të Jashtme, Nakane, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, i ka dhënë urime kryeministrit Zaev për marrjen e detyrës kryetar i Qeverisë së Maqedonisë dhe vlerësimin se me formimin e Qeverisë së re në Maqedoni është bërë hapi i parë ndaj stabilitetit të shtetit.

“Japonia i mbështet proceset e hapura reformuese në Maqedoni dhe integrimet e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO. Japonia është e interesuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe është e gatshme t’i mbështesë proceset e nevojshme në këto qëllime”, deklaroi ministri shtetëror japonez i Punëve të Jashtme Nakane.

Në takim u bë fjalë për mundësitë e hapura për thellimin e bashkëpunimit ekonomik të Republikës së Maqedonisë dhe për investimet potenciale nga Japonia në Maqedoni. Ministri shtetëror japonez i Punëve të Jashtme ka vlerësuar se ekziston klimë pozitive në Maqedoni për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia është e hapur për bashkëpunim me Japoninë në çdo nivel. “Republika e Maqedonisë është destinacion i mirë për investim. Qeveria është orientuar ndaj mbështetjes së bizneseve sepse qëllimi ynë është hapja e vendeve të reja të punës dhe jeta cilësore për qytetarët”, ka theksuar kryeministri Zaev.

“Kryetari i Qeverisë, Zaev shtoi se Japonia për Republikën e Maqedonisë është simbol i punës, miqësisë dhe suksesit dhe se  është në interes të qytetarëve dhe të shtetit tonë që përvojat e suksesshme nga Japonia në shumë sfera, të zbatohen në Maqedoni. Është shqyrtuar përparimi konkret që e shënon Japonia në teknologji, inovacione, turizëm që hap vende të reja të punës në shtet, ndërsa mund të jetë e dobishme edhe për qytetarët e Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.

Kryeministri Zaev në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të Qeverisë ka transmetuar falënderim për marrëdhëniet miqësore midis Japonisë dhe Maqedonisë, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen që ua jep Japonia qytetarëve të Maqedonisë përmes donacioneve në sistemin shëndetësor dhe bursat për studentët në arsim.

заев накане

Në takim u potencua vullneti politik nga dy shtetet për mbështetje të ndërsjellë parimore në organizatat ndërkombëtare, ndërsa është biseduar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar midis Maqedonisë dhe Japonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button