Pogba e Lukaku kanë shitur më shumë fanella se Messi e Ronaldo (FOTO)

Manchester United dominon shitjen e fanellave në Britaninë e Madhe me yjet e tyre Paul Pogba dhe Romelu Lukaku.

Sipas Sports Direct këtë verë yje si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar, kanë shitur më pak fanella në ishull, shkruan Telegrafi.com.

Lojtari i ri i Newcastle United dhe Skocisë, Matt Ritchie, edhe pse nuk ka thyer ndonjë rekord botëror është i 13-ti me shitjen e fanellave.

Paul Pogba dhe Romelu Lukaku udhëheqin listën me Marcus Rashfordin që është në top pesë.

Eden Hazard është i treti, ndërsa Alexandre Lacazette i katërti.

Lionel Messi është i teti, ndërsa Ronaldo dhe Neymar, ndajnë pozitat e 15-të dhe 18-të.

Alexis Sanchez nuk e ka zbehur popullaritetin te Arsenal edhe pse kërkonte largimin, duke u renditur i 22-ti, ndërsa John Terry me Aston Villan është i 21-ti.

Mesut Ozil është i 20-ti për shitjen e fanellave në ishull. /Telegrafi/  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button