Zgjedhjet lokale pritet të sjellin mjaftë surpriza në skenën politike

Përderisa Maqedonia është në prag të zgjedhjeve të reja lokale dhe partitë politike tani më filluan të dalin me lista zyrtare të kandidatëve të tyre, të cilat duhet të finalizohet më 9 shtator ndërkohë, ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë pas shpalljes së rezultateve do të bëhet kërkesë për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

Njohësi i çështjeve politike Robert Nesimi thotë për Portalb.mk se rezultatet e zgjedhjeve lokale mund të ndikojnë në kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse ndonjë parti maqedonase dhe shqiptare fitojnë dukshëm më shumë vota sesa zgjedhjeve të kaluara.

“Varësisht prej rezultateve që do të dalin në zgjedhjet lokale, mund të presim edhe kërkesa për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga partitë si të bllokut maqedonas dhe atij shqiptarë, të cilat do të fitojnë dukshëm më shumë vota sesa zgjedhjeve të kaluara. Po që të ketë me të vërtetë kërkesë për zgjedhjet parakohshme, kërkesa duhet të jetë edhe nga ana e shqiptarëve edhe nga e maqedonasve që ajo kërkesë të merret seriozisht. Ato parti që do pësojnë humbje me siguri që nuk do të kërkojnë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme”, tha për Portalb.mk, Nesimi.

Sa i përket asaj se nëse LSDM fiton në zgjedhjet lokale dhe kërkon më pas zgjedhje të parakohshme, Nesimi sqaron se kjo do të duhej të bëhet edhe nga pala shqiptare nëse dëshirohet të realizohet një kërkesë e tillë.

“Edhe sikur LSDM të shënojë rezultat më të mirë se VMRO-ja sërish do të duhej të gjejë një partner sepse LSDM-ja ka vetëm 51 deputetë kurse për tu formuar Parlamenti duhet 61. Pandaj them që duhet të jetë kërkesë dypalëshe”, shtoi Nesimi.

Nga ana tjetër Petar Arsovski thotë për Portalb.mk se nëse LSDM-ja fiton më shumë vota në këto zgjedhje lokale me gjasë vetë ajo do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Jam i mendimit se rezultatet e zgjedhjeve lokale do të ndikojnë në kërkesën për zgjedhje parlamentare të reja, të parakohshme. Gjithashtu edhe LSDM nëse fiton më shumë vota kësaj radhe më gjasa do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare që të përforcojë pozitën e saj në Qeveri, duke qenë që për momentin në qeverisje janë disa koalicione”, tha për Portalb, Arsovski.

Ndryshe, marrë në përgjithësi, deri më tani pesë ciklet zgjedhore në nivel lokal, në tre prej tyre ka fituar VMRO DPMNE. Tani ka filluar numërimi deri në zgjedhjet e ardhshme lokale të tetorit, që sipas vlerësimeve dhe pritjeve, mund të sjellin shumë lëkundje të forcave politike në nivel lokal, shkruan Portalb.mk 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button