Mourinho: Neymar “prishi” gjithçka në futboll

Jose Mourinho rikthehet të flasë për merkaton e futbollit dhe veçanërisht për Neymar. Pasi tha pak ditë më parë, sigurisht me shaka, se vlente një stërlinë më shumë sesa ylli brazilian, “Special One” është ndalur sërish në koston e futbollistëve të blerë nga Manchester United, transmeton Top Channel. 

Shuma prej 222 milionë eurosh, e paguar nga Paris SG për blerjen e “O Ney” nga Barcelona, për portugezin përbën pikën e kthesës. “U treguam inteligjentë, pasi më 31 gusht, Lukaku mund të kishte kushtuar plot 150 milionë, ndërsa Matiç të paktën 60-70 milionë. Neymar përmbysi gjithçka”, thotë “Mou”.

“Djajtë e kuq” faktikisht kanë shpenzuar vetëm 85 mln për sulmuesin belg dhe 45 për mesfushorin serb, por Mourinho duket se ka pasur të drejtë një vit më parë, kur deklaronte se Paul Pogba nuk do të mbetej për një kohë të gjatë futbollisti më i kushtueshëm, pas transferimit të tij tek United nga Juventusi për 105 milionë euro.

E duke u rikthyer te merkatoja e kësaj vere, Mourinho thonë se “nëse transferimi më i shtrenjtë do të mbetej Pogba, sot Coutinho do të ishte me siguri lojtar i Barcelonës për 101 milionë stërlina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP