Zaev: Do të gjejmë mënyrë për problemin për të shkyçurit nga ngrohja qendrore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot u takua me Ruzhica Popeva Naumova, anëtare e Këshillit drejtues të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave qytetare “No Pasaran”, dhe me anëtarë të tjerë të shoqatës, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Përfaqësuesit e shoqatës “No Pasaran” e informuan kryeministrin Zaev për problemet me të cilat ballafaqohen, e janë të lidhura me presionet e vazhdueshme me përmbarues, llogari të bllokuara dhe ankesa për llogari që i marrin për ngrohje qendrore edhe krahas asaj se janë të shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore.

Në takimin kryeministri Zaev kumtoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë veçmë kërkon mënyrë për zgjidhjen e këtij problemi të hidhur për qytetarët, në pajtim me rregullat ligjore dhe se në kohë më të shpejtë do të propozojë mënyrë se si ta mënjanojë këtë padrejtësi.

Kryeministri Zaev i konfirmoi angazhimet e fuqishme të Qeverisë që të punojë në shërbim të qytetarëve dhe në këtë drejtim do të marrin vendime të cilat do të parandalojnë probleme të tilla të ndodhin në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP