Përfundoi ndeshja Maqedoni-Shqipëri, rezultati 1-1

22.40- Përfundoi ndeshja Maqedoni-Shqipëri me rezultat përfundimtar 1-1. Kombetarja shqiptare nga Strumica ka siguruar poziten e trete ne Grupin G.

Në ndryshim nga ndeshja e Elbasanit, Panucci ndryshoi katër emra në formacionin titullar me Kukelin, Lilën, Hykën dhe Sadikun që u preferuan nga minuta e parë. Në dukje një formacion sulmues por që në pjesën e parë vuajti disi lojën e maqedonasve, me Alioskin që rrezikoi që në të dytën, ndërsa përgjigja e kuqezinjve erdhi me Llullakun në të 21-tën por që nuk filtroi dot në qendër. Në të 23-tën dhe 24-trën dy reagime të Berishës nuk lejuan disavantazhin, ndërsa në të 25-tën Shqipëria pati shansin e madh në një kundërsulm 4-1 por Hysaj gaboi pasimin. Pjesa e parë u mbyll me dy penalizime për kuqezinjtë me Mavrajn e Kukelin që u ndëshkuan me të verdhë duke humbur ndeshjen me Spanjën. Në pjesën e dytë, Panucci ndryshoi emrat duke hedhur në fushë Memushajn dhe Bashën, për Lllullakun dhe Kukelin. Lëvizje që i dhanë më tepër freski ekipit, aq sa në të 53-tën Sadiku dhuroi asistin e artë për Roshin, që depozitoi në rrjetë me një goditje me spondën e shtyllës mu përpara tifozëve kuqezi, shkruan Super Sport.

Goli bëri me krahë Shqipërinë por jo me gol të dytë, pasi në të 55-tën Sadiku gjeti gati Dimitrevskin, ashtu si dhe Memushaj në të 56-tën. Në të 59-tën Sadiku pati mundësinë për të mbyllur ndeshjen por nga dy hapa dërgoi jashtë. Goli i munguar për pak sa nuk solli golin e pësuar në të 70-tëbn por Hysaj largoi mbi vijën fatale, ndërsa në të 77-tën ishte Berisha që nuk lejoi golin. 1 minutë më pas 11-metërshi i maqedonasve, të cilin Trajkovski nuk e gaboi. Goli i dha zemër vendasve që në të 80-tën ishin sërish të rrezikshëm por dora e Berishës ndali Alioskin, ashtu si në të 85-tën Berisha u bë Super Berisha me një tjetër reagim fantastik. U mbyll 1-1 pas një ndeshje të luftuar, ku humbëm Roshin, Mavrajn dhe Kukelin, që nuk do të jenë me Spanjën për karton të verdhë ndërsa solli dhe debutimin e Memollajt por dhe konsolidimin e vendit të 3-të në grup pas një ndeshje që ishte paqe në të gjitha drejtimet.

_______________________________

Maqedonia ka barazuar rezultatin kundër Shqipërisë.

Golin e barazimit për maqedonasit e shënoi Aleksandar Trajkovski në minutën e 78-të. /IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP