Trajnim për OJQ-të për prezencë më të madhe në media

“Standarde për menaxhim të mirë në administratën publike” është tema e trajnimit dyditor që po mbahet në Kodër të Diellit në suaza të projektit “Ndjekja e parimeve të administratës publike në ruajtjen e vlerave të menaxhimit të mirë”, të financuar nga BE, ndërsa të zbatuar nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime (QMN), Agjencia për Menaxhment Konsalting MKA 2000 dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese SKUP – Maqedoni.

Pjesëmarrësit e trajnimit, siç kumtoi  SKUP Maqedoni, janë anëtarë të organizatave joqeveritare nga rajoni i Pollogut, të cilët morën grante për ndjekjen e parimeve të qeverisjes së mirë të pushtetit vendor.

“Ideja e projektit është që t’u ndihmohet organizatave joqeveritare të kuptojnë çfarë do të thotë administratë publike, cili është roli i administratës publike në zhvillimin e demokracisë në zhvillimin e menaxhimit të mirë dhe si kjo kontribuon për jetë më të mirë të njerëzve në shtet”, thotë ligjëruesi dhe ekspert për administratën publike, Vllatko Danillov.

Aktivistët joqeveritar duhet ta afirmojnë punën e tyre në opinionin më të gjerë dhe në atë mënyrë të ndikojnë në ndërtimin e vetëdijes tek qytetarët për aktivitetet e tyre, porosit eksperti për marrëdhënie me opinionin Zoran Ivanov.

“Në praktikë organizatat joqeveritare hasin në media të mbyllura, në redaksi të cilat nuk janë të interesuara për aktivitetet e tyre për shkak, siç edhe vetë thonë, dominimin e politikës ditore në të gjitha segmentet e gazetarisë informative,” thotë Ivanov.

Pikërisht për këtë, qëllimi i trajnimit është që aktiviteteve në organizatat joqeveritare t’u bëhen me dije veglat themelore të profesionit të gazetarit dhe të marrëdhënieve me opinionin dhe përmes tyre të aftësohen për bashkëveprim më të përforcuar me mediat publike, ndërsa me atë edhe afirmim të aktiviteteve të tyre.

Trajnimi në Kodër të Diellit, për organizatat civile nga rajoni i Pollogut është i pari nga shtatë trajnimet identike të cilat deri në mes të tetorit do të përfshijnë edhe gjashtë rajone në Republikën e Maqedonisë.

Grupi synues janë të rinjtë dhe organizatat joqeveritare të cilat kanë shprehur dëshirë dhe qëllim se do të merren me ndjekjen e administratës publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button