Debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës për ligjin e gjuhëve

Mendime të ndryshme për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve janë dhënë sot në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane i cili është duke e shqyrtuar vendimin ligjor. Për propozuesin dhe deputetët e shumicës, ligji është pjesë e rrugës së integrimeve euroatlantike të Maqedonisë dhe në asnjë mënyrë nuk e shkel as Kushtetutën e as karakterin unitar të shtetit.

LEXO: Shkup, ndërpritet seanca për debatin për ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, bllokon VMRO-ja

Për deputetët e opozitës, nga ana tjetër, ai është kundërkushtetues pasi që, sipas tyre, flet fakti se po sillet me flamur evropian, edhe pse nuk ka rregullativë evropiane me të cilën harmonizohet dhe ai do të sjell vetëm ndarje plotësuese dhe jo kohezion në shoqëri.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji në elaborimin e ligjit theksoi se Qeveria është e vendosur në rrugën e ndërtimit të Maqedonisë si shoqëri e qytetarëve të barabartë, siç tha duke i zhvilluar të gjitha opsionet e bashkëjetesës dhe realizimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe se Projekt-ligji është në këtë drejtim.

“Qëllimi kryesor i ligjit është zbatimi i amendamenteve kushtetuese lidhur me një tekst ligjor lidhur me përdorimin e gjuhës të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Saliji, duke shtuar se me këtë vendim ligjor rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të pjesëtarëve të bashkësive të cilët janë më pak se 20 për qind.

Tha se eurointegrimi i RM-së lidhet ngushtë me nevojën e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën, sipas tij, flasin më shumë konstatime të Këshillit të Evropës.

“Qeveria vlerëson se bëhet fjalë për Projekt-ligj i cili është pjesë e procesit të eurointegrimit të RM-së dhe prandaj e sjell me flamur evropian”, tha ministri.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe deputeti dhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi i BDI-së i cili theksoi se ky vendim është pjesa e fundit normative e cila del prej amendamenteve kushtetuese të sjella pas Marrëveshjes së Ohrit.

“Ne deputetët e të gjitha partive politike të opozitës dhe të pozitës jemi të vetëdijshëm se ligjin të cilin do ta sjellim do ta përmbyll pjesën e legjislaturës e cila del prej Marrëveshjes së Ohrit dhe i cili në asnjë mënyrë nuk e shkel as Kushtetutën e as karakterin unitar të shtetit”, shtoi Grubi.

Për dallim prej tyre, deputeti Antoni Milloshoski i VMRO-DPMNE-së vlerëson se vendimi i propozuar del edhe jashtë Marrëveshjes së Ohrit, por është edhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Nëse nuk do të ishte kështu, tha Milloshoski, ai nuk do të kontrabandohej nën flamurin evropian, por për të do të udhëhiqej debat publik.

Ai konsideron se pushteti në pamundësi për të siguruar ndryshim të Kushtetutës propozon ligj për, siç tha, dygjuhësi, por nën flamurin evropian me qëllim, siç tha, të shmanget debati, të shkurtohet pjesëmarrja e opinionit më të gjerë dhe i ekspertëve, por edhe të shkurtohen afatet për sjelljen e tij.

Mendon se ligji nga njëra anë jep përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe jashtë Kushtetutës, ndërsa nga ana tjetër i diskriminon gjuhët e komuniteteve më të vogla etnike. Potencoi se kjo zgjidhje ligjore është rezultat i marrëveshjes politike midis dy-tre partive dhe se ai në asnjë mënyrë nuk do ta përmirësojë dhe përparojë realizimin e të drejtës së shfrytëzimit të gjuhëve të bashkësive etnike pra edhe të gjuhës shqipe, sepse, siç tha, zgjidhet e tanishme ligjore mundësojnë më shumë të drejta të shfrytëzimit të gjuhës së komuniteteve etnike të pakicës.

Ai tha se është simptomatike që edhe në debat nuk janë ftuar ekspertë nga fusha e drejtësisë, nga Instituti për gjuhë maqedonase të cilët, siç tha, tani më publikisht kanë shprehur qëndrim se kjo zgjidhje ligjore del jashtë kornizave kushtetuese.

Sipas tij, nuk është e vërtetë konstatimi se ligji bartet në pajtim me rregullativën evropiane sepse, siç tha, Evropa nuk kërkon një Maqedoni me dy gjuhë dhe se nuk ekziston normë e cila e redakton rregullon gjuhën zyrtare në një shtet.

Milloshovskit i replikoi deputeti Xhevat Ademi i cili kërkoi mbështetje për ligjin për përdorimin e gjuhëve sepse, siç tha, ai mundëson më shumë të drejta dhe, siç tha, do të mbyll një çështje për të cilën një pjesë e opinionit konsideron se nuk është mbyllur pas sjelljes së Marrëveshjes së Ohrit dhe amendamenteve kushtetuese.

“Falë klimës politike, Qeveria propozon ligj për përdorim mjaftë të avancuar të gjuhës shqipe, por përparimi nuk ndalon këtu”, tha Ademi.

Ai theksoi se për të është kontestues qëndrimi në lidhje me këtë zgjidhje ligjore të VMRO-DPMNE-së duke e pas parasysh atë se, siç tha, partia ka pasur qëndrim më ndryshe për të njëjtën çështje deri më 29 janar.

Deputeti Ilija Dimovski pajtohet me qëndrimin e bashkpartiakut të tij se zgjidhja ligjore është e kundërligjshme, çon drejt dygjuhësisë dhe se me të diskriminohen bashkësitë më të vogla etnike. Prandaj ne, tha Dimovski, do të sjellim amendament në të cilin barazia do të vlejë për të gjitha komunitetet etnike, e jo vetëm për shqiptarët dhe maqedonasit. Këtë do ta ofrojmë në amendamente dhe do të shohim nëse do të pajtoheni që të gjitha gjuhët tjera të kenë nivel të njëjtë me gjuhën shqipe, tha Dimovski.

Paraprakisht, për miratimin e rendit të ditës, deputeti Milloshovski kërkoi votim individual sepse, siç tha, individual është edhe përgjegjësia për sjelljen e zgjidhjes së tillë ligjore.

Në pjesën e paradites të seancës, opozita kërkoi nga vendimi i propozuar ligjor të largohet flamuri evropian që nuk u pranua nga shumica e Komisionit. Seanca e Komisionit për çështje evropiane duhet të vazhdojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP