Pasnesër vazhdon debati për shpalljen emërimin e Prokurorit publik të Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të mërkurën do ta vazhdojë debatin, Propozimin për shpalljen e emërimit të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, që është në rend dite të seancës së 12-të.

Në pjesën e pasdites të debatit, deputetët e opozitës akuzuan se me procedurën për shpalljen publike shkelet neni i ligjit i cili sipas tyre, LSDM ka kërkuar të hyjë në Kodin Zgjedhor. Ata përkujtuan se edhe Qeveria e RM-së distancohet nga, siç theksojnë, çfarëdo procedurash dhe se i vendosin në pezullim të gjitha shkarkimet dhe emërimet e funksionarëve për pas zgjedhjeve.

Antonio Milloshiski nga VMRO-DPMNE tha se Qeveria e RM-së të cilën e udhëheq LSDM dhe koalicioni distancohet nga çfarëdo procedurash dhe sjell mendim të komisionit në të cilin thuhet se për shkak të zgjedhjeve dhe për shkak të nenit 8a i vendosin në pezullim të gjitha procedurat për emërimin dhe shkarkimin e funksionarëve të cilët janë të papërfunduara pas shpalljes së zgjedhjeve lokale.

“Kjo do të thotë se Qeveria ka qenë e vetëdijshme dhe e ka mbuluar veten që të mos bëjë parregullsi”, tha Milloshoski.

Sipas Ilija Dimovskit nga VMRO-DPMNE, me shpalljen për Prokurorin publik në vend që të flitet për procedurat për përmirësimin e cilësisë për Prokurorinë, duhet të flitet për shkeljen e ligjeve të cilat vetë i bëjnë. Ai deputetët e shumicës i porositi të mos e prishin kredibilitetin e tyre, sepse, sipas tij, Qeveria me mendim të komisionit e ka mbrojtur atë, ndërsa kolegët e shumicës në pushtet i porosit të thirren në të drejtën e imunitetit gjatë shkeljes së ligjeve.

Deputeti Tomisllav Tuntev nga LSDM tha se nuk është shkelur asnjë ligj në procedurën për shkarkimin e Prokurorit publik, Marko Zvërlevski dhe i përkujtoi kolegët e opozitës se në vitin 2013 kur ishin shpallur zgjedhjet më 11 janar, veçmë më 21 janar gjegjësisht për dhjetë ditë, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së e ka emëruar Zvërlevskin për prokuror publik dhe pyeti pse atëherë nuk është reaguar për këtë.

Vlladanka Avirovizh nga Partia Socialiste përsëriti se nuk ka dilemë se është shkelur Kodi zgjedhor dhe se mendimi i Komisionit Antikorruptues duhet të respektohet. Theksoi se Qeveria e respekton mendimin, por se Kuvendi e shkel ligjim.

Për Pavle Bogoevskin vendimi nuk është antiligjor. Sqaroi se Zvërlevski është shkarkuar për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë të paligjshme. Sipas tij, kur VMRO-DPMNE kanë qenë në pushtet, ata kanë punësuar shumë njerëz gjatë kohës së zgjedhjeve të shpallura.

Petre Shilegov nga LSDM ka theksuar se Maqedonia duhet të ketë prokuror të ri publik për shkak të të mirës së shtetit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi vazhdimin e seancës e caktoi për pasnesër në orën 11.

Deputetët paradite e filluan punën sipas pikave të rendit të ditës të seancës së 12-të ku u vendosën disa ligje me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-vendimin për konfirmimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Shumica në pushtet e mbështeti propozimin e VMRO-DPMNE-së opozitare në rend dite, me procedurë të shkurtuar të vendosen tre ligjet e tyre.

Me procedurë të shkurtuar do të sillet një pako ligjesh të propozuara nga shumica në pushtet. Këto tre ligje parashikojnë që paga minimale të jetë 12.000, kompensim për një grup të caktuar të të falimentuarve dhe heqjen e taksës radiodifuzive, të propozuara nga shumica në pushtet.

Qeveria propozoi me procedurë të shkurtuar të sillen edhe ndryshimet e Ligjit për studime mjekësore dhe avancimin profesional të mjekëve me të cilat, siç tha mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, parashikon që spitalet të vendosin cili mjek të shkojë për kualifikime plotësuese jashtë vendit e jo si deri tani ministri i Shëndetësisë.

Në rend dite me procedurë të shkurtuar janë vendosur edhe tre propozime të VMRO-DPMNE-së opozitare, për çfarë votuan edhe deputetët e shumicës në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button