Bejta pret fitore të mandatit të tretë në zgjedhjet lokale

Kryetari aktual i komunës së Gostivarit dhe kandidat për edhe një mandat nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta, pret fitore në rrethin e parë. Bejta është i bindur se e ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve. Ai deklaroi se do t’i respektojë konkurrentët e tij, por, siç tha, nuk do të merret me fushatat e tyre.

Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë pritjet dhe vlerësimet e tij për zgjedhjet e ardhshme, Bejta theksoi se nuk ka kandiduar me dëshirë të tij, por kjo ka qenë dëshirë e shumicës së qytetarëve nga komuna e Gostivarit.

“Ata e vlerësojnë atë që unë personalisht dhe ekipi im i bashkëpunëtorëve kemi bërë për qytetin. Nga disponimi që e shoh tek ata dhe me ndryshimet e Kodit zgjedhor, konsideroj se do të fitojmë në rrethin e parë”, tha Bejta duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në SHF “Bashkimi”.

Nëse fiton, për Bejtën ky do të jetë mandati i tretë, ai para 12 viteve fitoi dhe kryesoi me komunën e Gostivarit. Në zgjedhjet në vijim humbi nga Rufi Osmani, prej të cilit para katër viteve sërish e mori funksionin e kryetarit të komunës. Si kundërkandidat i tij më serioz prej dje përmendet ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Taravari, si kandidat i Aleancës për shqiptarët. Ai rrjedh dhe jeton në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button