Kroacia triumfoi kundër Kosovës me rezultat 1:0

Kombëtarja e Kroacisë në futboll triumfoi kundër kombëtares së Kosovës me rezultat 1:0, në ndeshjen e xhiros së 7-të të Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që organizohet m Rusi në vitin 2018.

Pas fitores së sotme, Kroacia e ruajti vendin e parë në grup me 16 pikë.

I vetmi gol u shënua në minutën e 74-të.

Në këtë grup aktualisht Kosova është në vendin e fundit me një pikë.

Kjo ndeshje ishte ndërprerë mbrëmë në minutën e 27 për shkak të kushteve tejet të vështira për lojë, ka njoftuar Federata Futbollistike e Kroacisë.

“Ndeshja është ndërprerë dhe tash u takon zyrtarëve të FIFA-s të vendosin se kur ajo do të zhvillohet”, ka thënë Tomisllav Paçak, nga Federata Futbollistike e Kroacisë.

Vendimi për vazhdimin e ndeshjes u mor sot, ndërsa në stadium ishin të pranishëm afro 7 mijë shikues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button