Maqedoni, katër persona janë lënduar në një fatkeqësi komunikacioni

Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa dy të tjerë më lehtë në fatkeqësinë e komuniakcionit që ndodhi sot në orën 10:15 në rrugën magjistrale Kumanovë – Kriva Pallankë afër vendit të quajtur “Çeshmiçe”.

Për shkak të fatkeqësisë, drejtimi rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë ende është ndërprerë, dhe automjetet ende po rikahëzohen drejt rrugës së vjetër.

Sipas informatave të MPB-së, në fatkeqësi morën pjesë automjetet “tojota” me targa të Kosovës, drejtuar nga S.F. dhe “reno megan” me targa të Kriva Pallankës, drejtuar nga 52-vjeçari I.S., ndërkaq në të cilin ishin edhe personat  S.S. (46) dhe A.S. (19(.

Nga reparti i Kumanovës për kirurgji informojnë se dy persona janë transportuar në Shkup, ndërsa një eprson, pas ofrimit të ndihmës mjekësore, është liruar në mjekim shtëpiak.

Dy persona nga fatkeqësia e sotme e komunikacionit kanë marrë lëndime të rënda trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në Shkup, ndërsa dy persona kanë amrrë lëndime trupore. Njëri person është lëshuar për mjekim shtëpiak, deklaroi shefi i repartit për kirurgji, dr. Metodija Dimkovski.

Njëri automjet është mënjanuar nga rruga, ndërsa tjetri ende ndodhet në rrugën magjistrale.

SPB Kumanovë pas përfundimit të ekspertizës do të ndërmarrë masa adekuate për konstatimin e shkaqeve të fatkeqësisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button