Diplomatët rusë janë duke e braktisur konsullatën në San Francisko, reagime të ashpra nga Moska

Ministria ruse e Punëve të Jashtme i akuzoi autoritetet amerikane për shkeljen e drejtpërdrejt të imunitetit të diplomatëve rusë me bastisjen e planifikuar në konsullatën në San Francisko, të cilin sot do ta kryej FBI.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova dje deklaroi se do të bëhet bastisje edhe në banesat e të punësuarve në konsullatën ruse.

SHBA-ja i dha urdhër Rusisë më së voni deri më sot ta mbyll konsullatën e saj në San Francisko, si dhe dy objekte në Nju-Jork dhe Uashington, si përgjigje ndaj asaj që Moska e zvogëloi personelin diplomatik amerikan në Rusi.

“Kërkesa e autoriteteve amerikane paraqet kanosje të drejtpërdrejt për sigurinë e shtetasve rusë”, theksoi Zaharova.

Ajo theksoi se “SHBA-ja vazhdon me përkeqësimin e atmosferës tashmë të tensionuar në dialogun me Rusinë me ndërmarrjen e aksioneve të tilla”.

“E kundërshtojmë ashpër hapin e Uashingtonit me të cilin injorohet e drejta ndërkombëtare, ndërsa siç është e zakonshme në praktikën diplomatike, ne e ruajmë të drejtën për të kthyer. Kjo nuk është përzgjedhja jonë, por jemi të detyruar”, shtoi Zaharova.

Paraprakisht shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se Moska është duke përgatitur “përgjigje të ashpër” ndaj vendimit të SHBA-së që ta mbyll konsullatën.

Diplomatët rusë tashmë kanë filluar ta braktisin objektin e konsullatës në San Francisko. Ata kanë nxjerrë kuti kartoni nga objekti dhe i kanë vendosur në automjete. Disa orë paraprakisht një smog i dendur dhe i zi doli nga oxhaku i konsullatës, por nëpunësit rusë nuk u kanë lejuar zjarrfikësve të hyjnë në objekt. Sipas disa mediave perëndimore, në vatrën e konsullatës janë djegur gjësende të paidentifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button