Alarm për prindërit: Shqetësuese janë videot në YouTube, kujdes janë duke mashtruar fëmijët (Video)

Disa prindër po flasin për video shqetësuese në internet, të trendit të fundit, që u bëjnë thirrje fëmijëve, por pastaj kthehen në errësirë, të dhunshëm dhe në disa raste seksuale.

Videot falso të fëmijëve mund të gjenden në YouTube dhe YouTube Kids.
Videot shfaqin pamje të fëmijëve të karaktereve të njohura dhe të dashura, si Elsa nga Frozen, “Spider-Man“, dhe Peppa the Pig etj.
Normalisht, këto karaktere janë miratuar nga prindërit, por videot që po shpërndahen janë duke bërë një kthesë të errët. Karakteret shfaqen duke bërë injektim me shiringa, të vendosur në zjarr, të sulmuar, gjakderdhje dhe duke u shndërruar në zombie.

Përveç dhunës, ka edhe referenca seksuale dhe biseda në banjë në video.

“Ishte një test i shtatzënis që ata po merrnin dhe unë mbeta gojëhapur,”Çfarë?”” , tha Eriq Martinez. Vajza e tij 3-vjeçare, Millie, hasi disa nga këto video, të cilat sigurisht nuk janë perralla.
Ai tha se Hirushja dhe Spider-Man po merrnin një test shtatzënie.

Prindërit në mbarë globin po zbulojnë të njëjtën prirje të shtrembëruar. BBC kohët e fundit ka gjetur shum video që po ngarkohen, qindra prej këtyre videove janë me përmbajtje falso.
Është alarmante. Disa nga videot kanë miliona shikime.

Martinez dhe gruaja e tij thanë se gjithmonë kanë qenë vigjilentë për përdorimin e internetit nga vajza e tyre, me kufizime dhe kontrolle të shtrënguara.
“Mënyra se si i marrin vëmendjen e fëmijëve është se ato përdorin ngjyra të ndezura dhe karakteret e tyre të preferuar”, tha Martinez.

Martinez thotë se i shkroi një letër YouTube por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Në përgjithësi, kompania thotë se videot me flamur janë rishikuar manualisht.

YouTube sugjeron prindërit që preferojnë përdorim më të kufizuar, mund të fikin funksionin e “kërkimit”.
Gjithashtu, kushtojini vëmendje asaj që fëmijët tuaj po shikojnë dhe flamurin e çdo përmbajtjeje që ju shqetëson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button