Pas“Ice Bucket Challenge”, përhapet një tjetër sfidë në rrjetet sociale: për Teksasin

Pas sfidës “Ice Bucket Challenge”, një tjetër sfidë e re është përhapur në rrjetet sociale, qëllimi i së cilës është për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga uragani dhe përmbytjet që kanë pushtuar prej ditësh  një prej qyteteve më të mëdha në SHBA, Teksas, shkruan Class.

I pari që ka nisur këtë sfidë ka qenë aktori Kevin Hart, sfidë të cilën e ka emërtuar “Hurricane Harvey Relief Challenge” (Sfida për të shpërndarë ndihma për të prekurit nga uragani  “Harvey”).

Ai i ka dhuruar Kryqit të Kuq një shumë prej 50 mijë $, e ndërsa ka ftuar të bëhen pjesë edhe Beyonce, Jay Z, Justin Timerlake. Pozitivisht i janë përgjigjur edhe motrat Karadashian/ Jenner dhe nëna e tyre Kris Jenner, të cilat kanë dhuruar plot 500 mijë $.

Hjustoni po përballet me përmbytje katastrofike prej disa ditësh. Mediat raportojnë se të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Teksas i cili është gjunjëzuar nga goditja e uraganit Harvey.

Stuhia tropikale ka shkatërruar shumë pjesë të vendit duke ia kthyer në një “ferr” jetesën qytetarëve.

Personazhet e famshme që kanë dhuruar para

Kevin Hart 50. 000 $

Motrat Karadashian/ Jenner dhe nëna e tyre Kris 500 000 $

J.J. watt 2 milion $

Johnson 25 000 $

Jennifer Lopez and Alex Rodriguez 25.000 $

D.J. Khaled 25. 000 $

Nicki Minaj 25. 000 $

T.I. 25. 000 $

Chris Broën 100,000 $

Jack Antonoff 10,00 $

Ruby Rose  10,000 $

Drake (nuk publikohet çmimi)

Beyonce (nuk publikohet çmimi)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button