Raundi i tretë Brexit, palët rrisin angazhimin

 Palët e përfshira në procesin negociator Brexit kanë bërë thirrje për përparim në raundin e ri të bisedimeve i cili filloi të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi negociator i Bashkimit Evropian (BE) Michel Barnier, tha se nevojitet heqja e dykuptimësisë të cilën e aplikon Britania e Madhe në mënyrë që të nis çështja e separacionit në marrëdhëniet e ardhshme Britani-BE.

Para se të nisin negociatat Barnier dhe negociatori britanik David Davis kishin një brifing me gazetarët.

Davis nga ana e tij tha se palët do të duhet të shfaqin “fleksibilitet dhe imagjinatë”.

Çështja kryesore e ndarjes, është natyra e kufirit post-Brexit midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut dhe ndërmjet Gjibraltarit që është një territor britanik i mbikëqyrur dhe Spanjës.

Çështje tjera të cilat do të preken në raudin e bisedimeve janë edhe statusi i shtetasve të BE-së në Britani pas Brexitit dhe mijëra britanikë të cilët jetojnë në shtetet e BE-së.

“Kemi nevojë që të merrni qëndrim në të gjitha çështjet e ndarjes. Kjo është e nevojshme për të bërë përparim të mjaftueshëm”, tha Barnier, sipas të cilit, sa më shpejtë që largohet qasja e dykuptimësisë, aq më shpejtë do të lëvizet përpara për marrëdhëniet e ardhshme dhe periudhës së tranzicionit.

Raudi i tretë i negiciatave Brexit pritet të përfundojë të enjten.

Pas 44 viteve anëtarësim, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian, proces ky që pritet të përfundojë në fund të marsit të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button