Rruga Gllumovë-Matkë edhe më tej e pariparuar, Trajanovski dhe Murati nuk e mbajnë fjalën

Rruga që të shpie për në qendrën rekreative Matkë, që kalon nëpërmjet fshatit Gllumovë edhe pse e alarmuar javë më parë nga Portalb.mk, siç kuptohet nga TV 21 edhe më tej është e pariparuar.

Pluhur dhe rrugë e ngushtë, komunikacion i ngarkuar prej punimeve që po zhvillohen në rrugën Gllumovë-Matkë ndërkaq për rendin e komunikacionit është angazhuar edhe policia është gjendja e rrugës Gllumovë-Matkë të Komunës së Sarajit.

Muhamet Saiti nga Gllumova për TV 21 thotë se gëzimi për ndërtimin e rrugës po kthehet në hall. Sipas tij rruga Gllumovë-Matkë ka filluar prej një muaj e gjysmë, dhe problemi më i madh i banorëve është pluhuri që po ngrihet nga rruga. Nga tjetër, punimet po zvarriten.

Saiti thotë se edhe turistët që kalojnë për të vizituar Matkën ankohen, sepse disa prej tyre ju duhet të shkojnë në këmbë nga Gllumova deri në Matkë.

Rruga e cila duhet të ndërtohet ka gjatësi prej 1 mijë metrash. Ka mbetur më shumë se gjysma e rrugës që të hiqet asfalti i vjetër dhe të vendoset i riju. Kurse në projekt janë paraparë edhe trotuaret të ndërtohen ku ende nuk kanë filluar.

Para një muaj e gjysmë nga ky vend filluan punimet për ndërtimin e rrugës Gllumovë-Matkë. Kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ku premtuan dy krerët e komunave Bekim Murati dhe Koce Trajanovski ku ata thanë se brenda dy muajve do të përfundojnë punimet. Por siç mund të shohim në teren punimet ende janë në fillim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button