SHBA: Helikopteri ushtarak u përplas afër bregut të Jemenit

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se një helikopter i saj është përplasur në bregdetin e Jemenit, gjatë një misioni stërvitor. Komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara në kumtesë tha se pesë anëtarë të ekuipazhit brenda helikopterit janë shpëtuar, pas rrëzimit të djeshëm, që ndodhi 30 kilometra nga bregdeti jugor i Jemenit, shkruan REL.

Aktualisht, po kërkohet edhe një pjesëtar i ushtrisë që ishte në helikopter.

Ushtria nuk ka dhënë shkaqe eventuale që ndikuan në këtë përplasje.

Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ajrore kundër al-Kaidës në Jemen.

Forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara, po ashtu, kanë ndërmarrë aksione tokësore, përfshirë një në janar të këtij viti, me ç’rast ishte vrarë një pjesëtar i njësisë speciale amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP