Merkel: SHBA të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se në qoftë se SHBA-ja kthehet vetëm në politikën e brendshme dhe nuk luan rol aktiv në politikën e jashtme, kurrë nuk mund të bëhet një shtet i madh, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel në një takim të organizuar nga gazeta gjermane “Handelsblatt” vlerësoi zhvillimet në arenën ndërkombëtare, ku shprehu shqetësimet e saj për “mbylljen e SHBA-ve brenda saj dhe humbjen e interesimit në problemet ndërkombëtare”.

Duke vënë në dukje që një pjesë e popullit amerikan kërkon nga shteti që të interesohen më shumë për ta se sa për politikat e jashtme, Merkel thotë se për këtë arsye ata kanë votuar Donald Trumpin, i cili ka marrë pjesë në zgjedhje me sloganën “së pari Amerika”.

Ajo rikujton se një pjesë e amerikanëve po ankohen nga problemet e papunësisë dhe të mungesës së shërbimeve shëndetësore dhe se ata sipas saj besojnë që globalizimi nuk u sjell ndonjë dobi atyre. “Qëndrimi im për globalizimin është shumë më ndryshe. Ndërkaq qëndrimi i qeverisë amerikane edhe gjatë procesit të zgjedhjeve edhe në përgjithësi është se nëse ne rritemi të tjerët duhet të zvogëlohen. Unë mendoj se ky nuk duhet të jetë qëndrimi për globalizimin. Qëndrimi duhet të jetë që në globalizim të mund të përfitojnë të gjithë”.

Merkel kërkoi që SHBA-ja të mos mbyllet brenda vetes, por që të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare.

“Në qoftë se Amerika nuk ekziston përtej kufijve të saj nuk mund të bëhet e madhe në të vërtetë. Një Amerikë e cila interesohet vetëm për veten dhe nuk interesohet me asgjë tjetër në botë, asnjëherë nuk do të ketë një Amerikë të madhe dhe të jashtëzakonshme. Për këtë arsye unë do të vazhdoj të mbrojë mendimin se globalizimi është një mundësi ku ne të gjithë mund të përfitojmë. Por sidoqoftë edhe në SHBA duhet të ketë ndryshime”, thotë Merkel.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të shndërrohet në luftë tensionimi me Korenë e Veriut, Merkel thotë se nuk mund të ketë ndonjë zgjidhje ushtarake për këtë çështje dhe që duhet të kthehet çështja përsëri në takime.

“Unë nuk shoh ndonjë zgjidhje ushtarake në lidhje me çështjen e Koresë së Veriut. Këtë e shoh krejtësisht të gabuar. Unë besoj se ende nuk janë shfrytëzuar mjaft burimet diplomatike. Të gjithë besojmë se Kina, Japonia dhe Koreja e Veriut duhet t’ia tregojnë kufijtë një personi si Kim Jung. Sipas meje shtetet mund ta bëjnë këtë edhe pa i shfrytëzuar metodat ushtarake”, thotë Merkel.

Lidhur me pyetjen nëse do të luajë Gjermania ndonjë rol ndërmjetësues për këtë çështje, Merkel thotë se për këtë anëtarët e BE-së duhet të lëvizin në mënyrë të bashkuar dhe se dëshiron që të formohet një politikë e jashtme e përbashkët në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button