“Qeveria e Maqedonisë me master plan për IPA fondet”

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Financave, Dragan Tavdovski, në një konferencë të përbashkët për media, njoftuan se “qeveria ka në plan për të përgatitur një master plan të ri që do të ndahet në tri faza për përdorimin më efikas të IPA fondeve”, raporton Anadolu Agency (AA).

Osmani para gazetarëve theksoi se IPA fondet për këtë vit nuk janë të programuara plotësisht, përkatësisht 150 milion euro apo 25 për qind e mjeteve të cilat ishin vënë në dispozicion për Maqedoninë nuk janë shfrytëzuar dhe të njëjtat do t’i kthehen Bashkimit Evropian (BE).

“Pikërisht në këtë kuptim kritik, vërejtjet në këtë raport do të përbëjnë bazën kryesore nga e cila do të ndërtohet një plan i ri master për reformimin e sistemit të IPA-s dhe reformat gjithëpërfshirëse, që synojnë rritjen e kapacitetit të administratës shtetërore për përdorimin më të madh të IPA fondeve, si dhe për përshtatjen më efikase të shtetit ndaj standardeve të BE-së”, deklaroi Osmani.

Ndërkaq sipas ministrit Tavdovski, mjetet e IPA fondeve kanë një rëndësi të madhe, ku sipas tij janë një ndihmë për Qeverinë e Maqedonisë dhe “duhet kujdes më tepër për këtë mbështetje të BE-së.”

“Deri më tani, në kuadër të IPA fondeve 2007-2013 janë humbur 119.7 milion euro, ndërsa është vërtetuar se ekzistojnë rreziqe për humbjen e një shtese prej 33 milion euro. Prandaj, Qeveria është duke bërë përpjekje për angazhim më të fuqishëm të të gjitha kapaciteteve në funksion të absorbimit më të madh të fondeve dhe përmirësimit të qasjes së vendit në përdorimin e tyre”, tha Tavdovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button