NATO mirëpret strategjinë e re të SHBA-ve për Afganistanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka mirëpritur strategjinë e re që presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar mbrëmë për Afganistanin.
Në një deklaratë me shkrim, Stoltenberg, është shprehur se “E Kam mirëpritur me kënaqësi strategjinë e re që presidenti Trump ka planifikuar të zbatojë sipas situatës në Afganistan dhe në rajon. NATO ruan vendosmërinë në lidhje me Afganistanin.”, raporton AA.

Pasi ka rikujtuar se NATO ka vendosur për rritjen e pranisë aktuale të aleatëve në Afganistan, Stoltenberg, ka ndarë informacionin se në vend ndodhen afërsisht 12 mijë njësi të NATO-s, dhe ka njoftuar më tej se më shumë se 15 anëtarë të NATO-s do të sigurojnë kontribut shtesë ndaj Misionit “Mbështetja e Vendosur” që ndërmerret nga aleanca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button