Video-lojërat, sport olimpik në vitin 2024?

Sipas Associated Press, sportet elektronike mund të përfshihen në programin e Olimpiadës “Paris 2024”.

Tony Estanguet, i Komitetit Organizator të evenimentit më të madh sportiv, thotë se po studiohet kjo mundësi dhe janë parashikuar takime me përfaqësues të eSports për të kuptuar më mirë gjërat.

“Duhet ta mendojmë patjetër. Nuk mund të themi se video-lojërat nuk bëjnë për Olimpiadën. Të rinjtë janë shumë të interesuar për sportet elektronike, kështu që e kemi për detyrim ta studiojmë mundësinë e përfshirjes së tyre në Lojërat Olimpike”, tha Estanguet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP