Kryeministri i Kirgistanit dorëhiqet për të kandiduar për president

Kryeministri i Kirgistanit, Sooronbay Jeenbekov, dha dorëheqje për të hapur rrugën për të kandiduar për në presidencë në tetor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se 58 vjeçari, i cili ka qenë kryeministër që nga prilli i vitit 2016, njoftoi dorëheqjen e tij në një mbledhje të kabinetit qeveritar dhe më vonë ia dorëzoi presidentit Almazbe Atambayev.

Jeenbekov do të mbështetet nga Partia Social Demokratike e Kirgistanit (SDPK) në zgjedhjet e 15 tetorit, fituesi i të cilave do të zëvendësojë presidentin aktual nga 1 dhjetori për një mandat gjashtë vjeçar.

SDPK është e lidhur ngushtë me presidentin Almazbe Atambayev, i cili më parë ishte kryeministër, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2011.

Pavarësisht asaj se gjendja është relativisht e qëndrueshme, Kirgistani ka përjetuar periudha paqëndrueshmërie që kur fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 2005 dhe 2010, presidentët e atëhershëm u rrëzuan në protesta të dhunshme që lanë qindra të vdekur.

Para zgjedhjeve të këtij viti, 59 kandidatë kanë shprehur gatishmëri për të kandiduar për presidencën, duke përfshirë dy ish-kryeministra të tjerë. Afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve është 5 shtatori.

Megjithëse jo të gjithë kandidatët pritet të qëndrojnë, pasi votimi pritet të shkojë në raundin e dytë dhe askush nuk duket se do të sigurojë më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë.

Shumica prej gjashtë milion e popullsisë së Kirgistanit janë muslimanë që flasin gjuhën turke, ndërsa veriu dhe jugu i vendit janë të ndarë nga pasuria dhe ndarjet etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button