Ndërron jetë Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili që disa kohë po qëndronte në Turqi për mjekim pas disa sulmeve në tru që i kishte, ka ndërruar jetë sot në moshën 63 vjeç.

Rexhepi prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas sulmeve të pësuara në tru. Ai llimisht ishte shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe i është nënshtruar operacionit mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Turqi, transmeton TV21.

Vdekjen e ish kryeministrit Bajram Rexhepi e ka konrmuar për Indeksonline, ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu. Ai ka thënë se ka pasur një komunikim me spitalin ku ka qëndruar Rexhepi dhe është njoftuar për vdekjen e ish kryeministrit. Ndryshe, më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button