Spanja, Lituania apo Franca do të vijnë në Kosovë

Janë tri grupe, secili më i fortë se tjetri, në të cilat mund të luajë Kosova në eliminatoret evropiane për botërorin e basketbollit “Kina 2019”.

Me fitoren ndaj Estonisë, të shtunën mbrëma në Prishtinë, Kosova ka arritur sukses historik, përkatësisht nga parakualifikimet ka kaluar në raundin e parë të kualifikimeve, shkruan sot “Koha Ditore”. U rendit e dyta në Grupin C të parakualifikimeve evropiane me gjashtë pikë, përkatësisht me dy fitore e dy humbje.

Mbeti prapa Estonisë që fitoi grupin me tri fitore e një humbje, por la pas një përfaqësuese si Maqedonia që në “Eurobasket 2011” kishte luajtur në gjysmëfinale. Maqedonia pati bilanc një fitore e tri humbje dhe ka rënë në Divizionin B.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button