Banon i gatshëm për Trampin “të niset në luftë”

Strategu kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Banon, i cili mbrëmë u terhoq nga posti, deklaroi se për presidentin Donald Tramp  “do të nisej në luftë”, informon Blumberg.

“Nëse ka ndonjë ngatërresë, më lejoni të sqarohem: e braktis Shtëpinë e Bardhë dhe nisem në luftë për Tramp kundër kundërshtarëve të tij – në Kapitol, në mediume dhe mes Amerikës korporative”, deklaroi Banon në komentin e tij të parë, pas tërheqjes nga posti qe mbrëme u publikua. Më vonë u bë e ditur se ai kthehet në pozitën drejtor i përgjithshëm i sajtit të djathtë “Brajtbart”

Banon që mbrëmë e ka udhëhequr kolegiumin e redasisë të sajtit dhe gazetarët i ka thirrur të punojnë si asnjëherë më parë në kauzen konservative.

Dorëheqja e Banonit është rezultat i përpjekjeve të gjeneralit Xhon Keli, i cili paradokohe e ka ndërmarrë udhëheqjen e administratës së Shtëpisë së Bardhë, që t’i ndërpresë konfliktet e brendshme mes bashkëpunëtorëve të Trampit, shkruan gazeta “Uolstrit xhërnal”, duke komentuar deklaratën e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders.

“Shefi i administratës së Shtëpisë së Bardhë, Xhon Keli dhe Stiv Banon u dakorduan sot që të jetë dita e fundit e punës”, tha Sanders.

Sipas “Uolstrit xhërnal” Banon në Shtëpinë e Bardhë ishte më shumë i lidhur me përfaqësuesit e forcave konservative, me përkrahës të populizmit dhe nacionalizmit dhe këto ideja ishin të pranuara nga Tramo në fushatën e tij parazgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP