Gjenerali amerikan: Lufta me Korenë e Veriut, e llahtarshme

Një luftë me Korenë e Veriut do të ishte e llahtarshme, thotë gjenerali amerikan Joseph Dunford, shef Shtabi i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Penianit kanë mbërritur pikën e vlimit këto javët e fundit, e sipas këshilltarit më të lartë ushtarak të presidentit Donald Trump, shpërthimi i tyre në formën e një konflikti të armatosur do të ishte lemerisës, por mbetet gjithmonë një opsion në tryezë, transmeton Top Channel.

Komentet e tij, gjenerali i bëri gjatë një vizite në Kinë. Ato u konsideruan një përgjigje ndaj deklaratave të kryestrategut të Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, që e përjashtonte ndërhyrjen ushtarake mbi programin bërthamor të vendit të izoluar komunist.

Trump iu përvesh Koresë së Veriut me paralajmërimet se do të gjendej përballë tërbimit dhe zjarrit të vendit të tij, teksa Peniani kërcënonte me sulm territorin amerikan të Guamit.

Megjithatë, retorika e javës së kaluar është zbutur ndjeshëm pasi udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un i la momentalisht mënjanë planet e Guamit, lëvizje kjo e përshëndetur nga Trump.

Alternativa, – shkroi ai në “Twitter”, – do të ishte katastrofike dhe e papranueshme, ndërsa Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson përcolli mesazhin se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për bisedime, nëse Peniani është gati të çarmatoset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button