O’Connell kërkon trajtim të shpejtë të sulmit ndaj Parim Ollurit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit, Parim Olluri.

O’Connell u ka bërë thirrje autoriteteve që rastin në fjalë ta trajtojnë me seriozitetin më të madh.

“E dënoj sulmin e mbrëmshëm frikacak ndaj Parim Ollurit. Shoqëritë e lira dhe demokratike mund të ekzistojnë vetëm si rezultat i punës jetike dhe të guximshme të gazetarëve”.

“I uroj shërim të shpejtë dhe u bëj thirrje autoriteteve të trajtojnë këtë rast me seriozitetin më të madh. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë informacione rreth këtij rasti të kontaktojnë policinë: ky do të ishte një akt patriotik”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button