Osmani: “Konrad Adanauer” dhe Fredrih Ebert” mund të ndihmojnë për ndërtimin e koncensusit për eurountegrimet

 Në kuadër të vizitës në Berlin, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, zhvilloi takime veçmas me Aleksandar Kalvajt, udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar në fondacionin ‘Frederih Ebert’ dhe me Lars Hansel, udhëheqës në departamentin për Europë në Fondacionin ‘Konrad Adenauer’.

Siç kumtoi SÇE, në takimet, zëvendëskryeministri Osmani shkëmbeu mendime rreth gjendjes politike në Maqedoni, si dhe për mundësitë e avancimit të shoqërisë civile, institucioneve, zhvillimit shoqëror, të drejtat e lirive të njeriut, përafrimin e vendit me vlerat e Bashkimit Evropian etj. Osmani, siç theksohet, ka theksuar praninë shumëvjeçare në Maqedoni të fondacioneve, përmes të cilës është ndërtuar pjesë e pandashme me zhvillimin politik dhe shoqëror të Maqedonisë.

османи средби берлин

Zëvendëskryeministri Osmani, njëherit i ka njoftuar përfaqësuesit e dy fondacioneve prestigjioze me frymën e re politike në Maqedoni, fokusin drejt integrimeve evropiane dhe euro- atlantike të Qeverisë së re, me zbatimin e Planit 3-6-9, si dhe momentin e ri politik të krijuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë si dhe miratimin e propozim- ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Në këtë drejtim, Osmani ka kërkuar nga të dy fondacionet që të përfshihen me autoritetet dhe ekspertizën e tyre si në asistencë të Qeverisë për implementimin e reformave, ashtu edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë te partitë politike të të gjithë spektrit politik, veçmas për çështjet për të cilat nevojitet konsensus”, citohet në kumtesë.

Zëvendëskryeministri, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij me karakter pune në Berlin u takua me Mihael Rot, Ministër Shtetëror për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Në qendër të vëmendjes ishte gjendja politike në vend si dhe përkushtimi i Qeverisë për të çuar përpara procesin e integrimit euro-atlantik të Maqedonisë. Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Osmani tha se Gjermani është partner jonë strategjik, theksohet në kumtesën e SÇE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button