Barça humbet Iniestën në “El Clasico”-n e kthimit

Si të mos mjaftonte deficiti prej dy golash, që duhet të rikuperojë në transfertën më të vështirë dhe të sikletshme, Barcelona duhet të bëjë llogaritë në “El Clasico”-n e sotme pa një lojtar veteran.

Mesfushori Andres Iniesta nuk do të jetë në dispozicion të katalanasve për ndeshjen e kësaj të mërkure, që fillon në orën 23:00, për shkak të një dëmtimi në muskuj, njofton TCH.

Futbollisti i kombëtares spanjolle vuajti problemet me dëmtimet sezonin e kaluar dhe në shumë pak ndeshje ishte në formën optimale. Por, mungesa e tij sonte në mbrëmje, në një ndeshje që vendos Superkupën e Spanjës, është një tjetër problem që shtohet.

Andres Iniesta u bashkohet Rafinhës dhe Thomas Vermaelenit në listën e të dëmtuarve për 90-minutëshin e sotëm në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Mesfushori mund të mungojë gjithashtu edhe në nisjen e La Ligës, të dielën, kur Barcelona të presë Betisin në stadiumin “Camp Nou”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button