Hejli: Bota nuk mund të jetë peng i Iranit

Nga Irani duhet të kërkohet përgjegjësi për lançimin e raketave, mbështetje të terrorizmit, për mosrespektimin e të drejtave të njeriut dhe shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, deklaroi ambasadorja amerikane në KB, Niki Hejli.

Deklarata e saj është përgjigje e presidentit iranian Hasan Rohani i cili dje paralajmëroi se Irani mund të heqë dorë nga marrëveshja bërthamore e arritur me forcat botërore, nëse SHBA-ja vazhdon të vendosë sanksione të reja.

“Nuk mund t’i lejohet Iranit ta shfrytëzojë marrëveshjen bërthamore për ta mbajtur botën në strehim”, theksoi Hejli duke shtuar se sanksionet e reja amerikane nuk lidhen me programin bërthamor iranian.

Hejli javën e ardhshme në Vjenë do të bisedojë për aksionet bërthamore të Iranit me përfaqësuesit e Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore, si pjesë e kontrolleve të Uashingtonit nëse Teherani i plotëson obligimet nga Marrëveshja e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button