Ngasja e biçikletës për në punë ul rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Nëse doni të jetoni më gjatë dhe ta zvogëloni rrezikun prej kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, atëherë duhet të shkoni në punë me biçikletë, sipas një studimi të ri. Studimi konstatoi se ngasja e biçikletës e ul përgjysmë rrezikun prej kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Një studim pesëvjeçar, në të cilin morën pjesë 250.000 britanikë, ka treguar edhe se ecja i ka disa avantazhe në krahasim me uljen në transportin publik dhe ngasjen automobilit, transmeton Koha.net. Hulumtuesit theksojnë se çiklizmi pushon të jetë një çështje e vullnetit atë moment kur bëhet pjesë e rutinës së punës. Studimi i krahasoi njerëzit të cilët ishin aktivë me ata të cilët rrugës për në punë qëndruan ulur.

Gjithsej 2.430 të anketuar vdiqën, 3.478 u diagnostikuan me kancer dhe 1.110 kishin probleme me zemrën. Megjithatë, studimi tregoi se çiklizmi i rregullt e ul rrezikun prej vdekjes nga çfarëdo arsye me madje 41 për qind, rrezikun prej kancerit me 45 për qind dhe rrezikun prej sëmundjeve të zemrës me 46 për qind.

Çiklistët mesatarisht i kishin ngarë biçikletat rreth 48 kilometra në javë, ndërsa sa më shumë që e përdorën biçikletën aq më shumë të shëndetshëm ishin. Edhe ecja e ul rrezikun prej sëmundjeve të zemrës, por vetëm nëse njerëzit ecin më shumë se nëntë kilometra në javë.

Përfitime shëndetësore arritën edhe ata të cilët e kombinuan çiklizmin dhe transportin publik. Studimi është publikuar në revistën British Medical Journal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button