Ishujt grekë tronditen sërish nga termeti

Një tjetër tërmet ka rënë në Detin Egje mesditën e sotme. Tërmeti ka goditur Dodecanese, një grup ishujsh në Greqi.

Sipas mediave greke, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter. Tërmeti ka rënë në thellësi 10 kilometra, 20 km në lindje të Bodrumit të Turqisë.

Pas këtij tërmeti pati edhe dy lëkundje të tjera sizmike, 3.5 dhe 3.2 ballë.

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Gjatë këtij muaji, ka patur disa tërmete që kanë rënë në Detin Egje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button