Çako: Bashkëpunimi me policinë e Maqedonisë shembull për policitë e tjera

Drejtori i policisë shqiptare, Haki Çako deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet policive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke përfshirë edhe policinë kufitare është i shkëlqyer dhe se mund të shërbejë si shembull për policitë e vendeve të tjera.

Ai e ka bërë këtë vlerësim pas vizitës në vendkalimin kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Qafë Thanë. Në këtë vizitë drejtori Çako nga afër është njoftuar me implementimin e masave për sezonin turistik, por para së gjithash për përforcimin e kontrollit gjatë daljes nga vendi të qytetarëve të Shqipërisë me qëllim të eliminimit të dukurisë së numrit të madh të azilantëve shqiptarë në BE.

“Bashkëpunimi me policinë e Maqedonisë është e përqendruar në parandalimin e krimit ndërkombëtar, krimit të organizuar të tregtisë joligjore të çfarëdo qoftë lloji. Bashkëpunimi ynë është i shkëlqyer dhe këtë policitë e vendeve të tjera mund ta përdorin si shembull”, thotë drejtori i policisë së Shqipërisë, Haki Çako.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP