Aksident hekurudhor në Egjipt, humbin jetën 36 persona (FOTO)

Në përplasjen e sotme të drejtpërdrejt të dy trenave udhëtarësh në Egjipt, në afërsi të portit mesdhetar Aleksandria, ku humbën jetën të paktën 36 persona, ndërsa u lënduan mbi 123 persona, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, i cituar nga TASS.

Paraprakisht, u publikua se në aksident jetën e kanë humbur 28 persona dhe se 90 persona janë lënduar.

Sipas një pjese të mediave amerikane, të dy trenat janë përplasur në rajonin Horshid, në juglindje të Aleksandrias. Një prej trenave  ka ardhur nga kryeqendra Kajro, ndërsa tjetri – nga  qyteti portual Port Said, në sektorin verior të Kanalit të Suezit.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, treni nga Kajro me shpejtësi të madhe e ka goditur trentin nga Port Saidi, i cili ka ndaluar për shkak të një defekti.  Si rezultat i përplasjes, një prej lokomotivave dhe dy vagonë dolën nga shinat.

Në vendin e aksidentit janë dërguar forca policore dhe rreth 80 automjete të ambulancës.

Prokuroria publike e vendit menjëherë filloi hetimin. U formua një komision special se kush do t’i hetojë të gjitha rrethanat rreth aksidentit. Tani për tani nuk ka supozime për arsyet e aksidentit.

Në aksidentin hekurudhor në Egjipt humbën jetën 36 persona (PLT)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP