Vjen Facebook TV, quhet “Watch”
Pas shumë thashethemeve për “Facebook TV”, ai vjen vërtetë. Rrjeti social me 2 miliardë përdorues publikon “Watch”, një aneks për videot ku nxjerr episode, spektakle, ngjarje sportive që do të bëjë trampolinën dhe për prodhime origjinale.
“Të shohësh një spektakël nuk duhet të jesh pasiv, mund të jetë rasti për të shpërndarë një eksperiencë e për të bashkuar persona që duan të njëjtat gjëra”, shpjegon Mark Zuckerberg në një postim.
Watch, shpjegon Facebook, do të jetë i aksesushëm nga të gjitha platformat e rrjetit: web, aplikacioni për telefona dhe “smart tv”.