Shkarkimi i Zvërlevskit mund të zvarritet deri në fund të shtatorit

Gjithçka ka fundin e saj, duke përfshirë edhe debatin në Kuvend për shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski, të cilin Qeveria e re vendosi ta ndërrojë për shkak mosreagimit të tij dhe punës jo-profesionale. Pasi që vendimi për shkarkim hyri në procedurë kuvendore ka kaluar thuajse një muaj, ndërkaq as gjysma e deputetëve të cilët janë paraqitur për fjalim nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre. Zvërlevski është bastioni i fundit i Qeverisë paraprake i cili po u bën ballë valës së ndryshimeve kaddroike, pasi që për shkarkimin e tij kompetent është Kuvendi, njofton Portalb.mk.

Ngelin edhe 30 deputetë të VMRO-DPMNE-së të dalin në foltore dhe t’i shfrytëzojnë 15 minutat e tyre. Nga partia në pushtet thonë se do të heqin dorë nga e drejta e tyre për debat me qëllim që të mos zvarritet më shumë shkarkimi i Zvërlevskit.

“Deputetët e LSDM-së do të përmbahen nga diskutimi që të mundet Zvërlevski sa më shpejtë të shkarkohet”, thotë deputeti Petre Shilegov.

Edhe përskaj vendimit të tyre që të mos shkojnë në pushim derisa të shkarkohet Zvërlevski, deputetët e LSDM-së si duket nuk do të kenë zgjidhje tjetër. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi disa herë paralajmëroi se nuk mundet që t’u shkurtohet e drejta e deputetëve për pushim vjetor dhe se debati do të jetë në pauzë, kështu që sipas të gjitha gjasave, Zvërlevski do të ngelet në krye të Prokurorisë Themelore Publike edhe gjatë kohës së pushimeve.

Shërbimet kuvedore thonë se kjo fazë është rëndë që të vlerësohet se sa do të zgjasë debati për këtë pikë.

“Me këtë mënyrë kur keni 10 grupe të deputetëve nga një parti dhe kur çdokush mund të replikojë, është e rëndë që të vlerësohet se sa gjatë do të mund të zgjatë debati. Të paraqiturit për fjalë janë ende 30 deputetë të VMRO-DPMNE-së, nga pesë ose dhjetë minuta, ato janë 300 minuta. Por kur të vijnë replikat dhe kundër-replikat, pastaj kërkesat për pauzë dhe vërejtje procedurale, është e rëndë që të vihet në ndonjë vlerësim’, thonë nga Kuvendi.

Sipas një përllogaritjes, debati për shkarkimin e Zvërlevskit nuk mund të zgjas më shumë se dy javë, por nëse nuk ka ndonjë pengesë plotësuese.

Deputetët kanë të drejtën që fjalimin ta zgjasin deri në 10 minuta. Çdokujt e drejta e replikës i lejon 3 minuta, ndërkaq kontra-replikat janë nga 1 minutë. Koordiantorëve të grupeve u lejohet që të kërkojnë nga 1 orë pauzë, sipas së cilës  VMRO-DPMNE ka 10 grupe parlamentare, gjë që i mundëson të ketë 10 orë pauzë. Vërejtjet procedurale, të cilat shpesh përdoren, gjithashtu janë me kohëzgjatje deri më 3 minuta. Duke përfshirë edhe minutat shtesë, kur flet kryekuvendari, ndërhyrjet e ndryshme nga deputetët apo situatat tjera, shkarkimi i Zvërlevskit do të zgjaste më së shumti 40 orë ose 8 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button