Diplomatë perëndimorë të Kubës ankohen në probleme të pazakonshme shëndetësore

Ministria kanadeze e Punëve të Jashtme kumtoi se është hapur hetim, pasi “të paktën një prej diplomatëve” në përfaqësinë diplomatike të Kanadasë në Havanë është duke u mjekuar prej “kokëdhimbjes së rëndë dhe humbjes së dëgjimit”.

Kumtesa e Ministrisë kanadeze, vjen vetëm një ditë pas deklaratës së Departamentit shtetëror me të cilën është konfirmuar se “disa diplomatë amerikanë dhe bashkëshortet e tyre” janë duke u ballafaquar me “probleme shëndetësore jo të thjeshta”.

Më vonë u zbulua se të gjithë ata “përnjëherë kanë pasur probleme me dëgjimin”.

Ekspertët amerikanë vlerësojnë se të sëmurët i janë ekspozuar një pajisjeje të fshehtë tingëllore e cila e shkakton humbjen e të dëgjuarit.

Sipas shpjegimit të tyre, bëhet fjalë për emetimin e fshehtë të valëve  të padëgjueshme të tingujve prej të cilave ndodh shurdhimi.

Havana zyrtare i hodhi poshtë akuzat se Kuba është përgjegjëse për këto ngjarje në mesin e diplomatëve të huaj, por SHBA-ja megjithatë vendosi që nga Uashingtoni t’i dëbojnë dy diplomatë kubanezë.

Në kumtesën e Ministrisë kanadeze zbulohet se Otava bashkëpunon ngushtë me Departamentin shtetëror amerikan, si dhe me autoritetet kubaneze që të mësojë se çfarë po ndodh më saktë.

Me hetimin i cili u ngrit në Otavë dhe në Uashington insistohet që të përcaktohet edhe kush qëndron pas këtyre ngjarjeve në Havanë – Kubë ose në ndonjë vend të tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button