LSDM: E pabazë interpelanca për ministrin Tevdovski

Me interpelancën e parashtruar kundër ministrit të Financave Dragan Tevdovski, VMRO-DPMNE-ja vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve dhe konfirmon se është kundër udhëheqjes transparente dhe llogaridhënëse me financat publike dhe buxhet në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe përforcim të ekonomisë, njofton LSDM-ja në reagimin ndaj deklaratës së deputetët nga VMRO-DPMNE-ja Liljana Kuzmanovska.

Me interpelancën e pabazë, njofton LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja është kundër pagës minimale prej 12.000 denarësh për të gjithë punëtorët duke përfshirë edhe punëtorët në industrinë e lëkurës dhe tekstilit.

“Me votimin kundër ribalancit të Buxhetit i përgatitur nga ministri dhe Ministria e Financave VMRO-DPMNE-ja dëshmoi, ndërsa me interpelancën e sotme edhe konfirmoi se është kundër zgjidhjes së përhershme të statusit të punonjësve të firmave të falimentuara, kundër heqjes së taksës radiodifuzive, kundër pushimit vjetor të subvencionuar të punonjësve me pagë më të ulët dhe kundër ndihmës më të madhe për ndërmarrjet – masa që sigurohen me ribalancin e buxhetit”, qëndron në kumtesë.

LSDM-ja vlerëson se janë të kota dhe dëshpëruese, siç thuhet, tentimet e VMRO-DPMNE-së përmes interpelancave të papërmbajtura që të përpiqen t’i pengojnë reformat që sjellin jetë cilësore për të gjithë qytetarët. Përmes punës transparente dhe llogaridhënëse, Ministria e Financave punon në sigurim të standardit jetësor cilësor përmes mbështetjes së konsiderueshme për ekonominë vendore, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP