Kenia, 5 të vdekur në incidentet pas zgjedhjeve

Të paktën pesë persona u vranë në incidente të veçanta të mërkurën gjatë trazirave që pasuan pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kenia, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat filluan pas një konference shtypi të liderit të opozitës, Raila Odinga, gjatë së cilës kandidati presidencial refuzoi t’i pranojë rezultatet paraprake të publikuara nga komisioni zgjedhor duke thënë se ato janë manipuluar.

Ai pretendoi se serverët e komisionit janë hakuar dhe janë publikuar shifra të rreme në favor të partisë në pushtet.

Incidenti i parë ndodhi kur protestuesit në lagjet e varfëra Mathare në kryeqytetin Nairobi bllokuan trafikun duke ndezur zjarre në rrugë.

Një oficer policie në vendin e ngjarjes, i cili dha një deklaratë në anonimitet për shkak të kufizimeve mbi të folurit në media, tha se dy njerëz janë vrarë gjatë trazirave.

“Një polic ka shtënë në një person i cili po ndihmonte një protestues i cili ishte qëlluar me thikë. Të dy ata vdiqën”, tha ai.

Në një incident tjetër në zonën elektorale Galole në rrethin e Lumit Tana përgjatë bregdetit kenian, pesë meshkuj me thikë sulmuan një qendër votimi, duke vrarë një person.

Të paktën dy nga sulmuesit u vranë nga policia, tha Larry Kieng, koordinator rajonal i policisë.

Qytetarët e Kenias me të drejtë vote dolën në votime të martën për të zgjedhur qeverinë e re.

Presidenti aktual Uhuru Kenyatta është duke udhëhequr me 8.003.673 vota, kundrejt 6.604.273 votave të Odingës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button