LSDM: VMRO-DPMNE-ja kot po përpiqet që përmes interpelancave të pabaza t’i frenojë reformat

Janë të kota përpjekjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që përmes iniciativave absurde për interpelanca t’i frenojnë reformat, thuhet në reagimin me shkrim nga LSDM-ja për interpelancën e ministres së Punës dhe Politikës Sociale të dorëzuar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Shumica parlamentare dhe Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja vazhdojnë të punojnë në zbatimin e reformave që sjellin pagë më të lartë minimale, ndihmë më të madhe për ndërmarrjet, më shumë para tek qytetarët, zgjidhje të problemit me punonjësit e firmave të falimentuara, me ç’rast theksojnë, Maqedoni po ecë përpara.

“Interpelanca e dorëzuar për ministren e Punës dhe Politikës Sociale, gjoja për shkak të Projekt-Strategjisë për refugjatët, që madje tanimë një herë është dorëzuar në vitin 2008 nga ana e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, është kulmi i absurditetit dhe hipokrizisë së partisë opozitare, posaçërisht që të pavërtetat e theksuara nga VMRO-DPMNE-ja zyrtarisht dhe me fakte janë përgënjeshtruar: Strategjia nuk ka karakter obligues, Maqedonia është vend transit për refugjatët, që do të thotë se nuk do të qëndrojnë në vend dhe nuk do të jepen shtetësi për refugjatët. VMRO-DPMNE-ja duhet ta tejkalojë matricën e vjetër të obstruksioneve të vazhdueshme të progresit të shtetit dhe t’i mbështesë reformat që e lëvizin Maqedoninë përpara, në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP