Rama kërkon sugjerimet e qytetareve të Shkodrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pasqyrën zgjedhore dhe raportin e dëgjesave të Shkodrës, që janë mbajtur përgjatë muajit korrik, transmeton RTV21.

Rama ka bërë krahasimin e rezultateve të 2013 me ato të 2017. Sipas tij në këto zgjedhje, Partia Socialiste fitoi katër mandate. Ai ka kërkuar nga shkodranët të bëjnë sugjerime apo ankesa që, sipas tyre, mund të mungojnë në këtë raport.

Përgjatë muajit korrik në 3 bashkitë e qarkut Shkodër janë mbajtur disa dëgjesa publike, ku drejtuesi politik i qarkut dhe kandidatët në zgjedhjet e qershorit, janë njohur nga afër me shqetësimet kryesore të qytetarëve. Nisur nga shpeshtësia e kërkesave në dëgjesa, duket se problem kryesor për qarkun e Shkodrës mbetet procesi legalizimit, regjistrimi i pronave si dhe mungesa e shërbimit ne zyrat e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button