Drashkoviq: Serbia duhet ta pranojë dhe njohë realitetin në Kosovë

Ish-ministri serb i Punëve të Jashtme dhe lider i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç ka vlerësuar se Serbia duhet ta pranojë dhe njohë realitetin në Kosovë.

Drashkoviq tha se Serbia duhet edhe ta ndryshojë strategjinë ndaj Kosovës dhe se tani synimi duhet të jetë mbrojtja e serbëve dhe e trashëgimisë fetare në Kosovë, me garanci ndërkombëtare, ka thënë .

“Beogradi duhet të respektojë realitetin në Kosovë, realitetin e botës në të cilën jetojmë dhe strategjinë shtetërore t’ia përshtasë synimeve reale”, ka thënë lideri i Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe.

Ai ka bërë thirrje për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, e cila e pamundëson strategjinë e tillë.

“Serbia nuk ka kurrfarë sovraniteti shtetëror mbi Kosovën. E gjithë Serbia e di se Kosova realisht nuk është krahinë në kuadër të Serbisë. Ajo është jashtë çdo kontrolli të pushtetit dhe shtetit të Serbisë”, tha Drashkoviq.

Sipas tij, këtë e dinë të gjithë në Serbi, por askush nuk do që ta thotë.

“Kjo nuk do t’i sjellë të mira as këtij shteti, e as popullit tonë”, tha Drashkoviq. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button