Elvana Gjata ndez Francën, performanca e parë në Evropë (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka vetëm disa muaj që ka publikuar projektin muzikor ‘Forever is over’, në bashkëpunim me dj e njohur, David Guetta.

Ajo ka nisur turin veror, duke e nisur nga Franca të cilët e kanë mirëpritur mjaft mirë performancën e 30-vjeçares.

“Kalova një ditë fantastike sot në Leucate, në intepretimin tim të parë të Forever is Over,” – shkruajti ajo në Instagram.

Elvana ishte e ftuar si pjesëmarrëse në festivalin e përvitshëm të radios franceze ‘NRJ Summer Tour’, ku nisi promovimin e hitit.

Artisti i muzikës elektronike Sound of Legend iu bashkua asaj duke i dhuruar publikut një shfaqje të bukur, shkruan Oranews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button